Social Icons

twitterfacebook

Pages

Showing posts with label Vip. Show all posts
Showing posts with label Vip. Show all posts

Rike Roci tregon format “shperthyese” ne pishine pa te dashurin (FOTO)

 Ke ardhur në Shqipëri për të kaluar pushimet në qytetin tënd të lindjes Durrës dhe në plazhet e Jugut. Është kjo vera e parë që po zbulon Shqipërinë pas largimit në Itali?
Po, e vërtetë. Këto ditë të nxehta që po i kaloj në Shqipëri po më shijojnë shumë. S’e kisha parë asnjëherë Jugun dhe më ka pëlqyer vërtet shumë.

Me kë po i ndan këto ditë relaksi dhe qejfi, dhe si reagojnë njerëzit kur të shohin të zhveshur në plazh, pas famës që more në “BB6”?
Në plazhet e Jugut kam shëtitur me shoqërinë, ndërsa në Durrës po pushoj me familjen time. Reagimet e njerëzve janë shumë impresionuese në plazh, dhe jo vetëm. Më ndalojnë gjithmonë, më bëjnë komplimente dhe kanë një dëshirë të madhe për të bërë foto me mua. Dhe ata që më ndalojnë janë të shumtë; femra, meshkuj dhe fëmijë, të cilët veçanërisht më duan shumë. (qesh)
 Ky afeksion i publikut ndaj teje do të vlente edhe më shumë nëse do të nisje një karrierë në Shqipëri. Ke rënë dakord për ndonjë punë këtu?
Po, dhe në shtator mendoj që do filloj punën time të re këtu. Bëhet fjalë për një program në një nga televizionet më të njohura. Është projekt shumë i mirë, që shpresoj të dalë ashtu siç e kam parashikuar unë.
 Mund të na zbulosh diçka paraprakisht?
Jam shumë supersticioze për të folur para se gjërat të bëhen realitet. Gjithsesi, publiku në shtator do më shohë në ekran…

Stili yt i prezantimit cili do të jetë? Cilës moderatore me famë do t’i ngjasoje, pra a ke një model në kokë që do ta ndjekësh në këtë eksperiencë tënde të parë?

Normal që s’kam përvojë në këtë fushë, por prapë s’kam qejf të imitoj asnjërën, sado me famë të jetë. Do të përpiqen të bëj më të mirën në këtë eksperiencë të re për mua.
Ky projekt do të bëjë të kthehesh përgjithmonë në Shqipëri, si do e ndërtosh jetën tënde të re këtu?
Nëse projekti që kam planifikuar do të shkojnë mirë, do të jem shpesh në Shqipëri. Por, jo për të jetuar përfundimisht këtu.

Po i dashuri Luca, nuk të ka shoqëruar në këto pushime? Me çfarë po merret ai tani?
Luca momentalisht ndodhet në Itali, dhe mora vesh që albumi që ka publikuar po ecën shumë mirë. Ka data të tjera për koncerte dhe këto ditë niset për në Tenerife. Pastaj, përfundimisht do jemi bashkë në Ibiza.

Keni shtatë vite bashkë, keni plan për ndonjë martesë?

Jo, nuk kemi ndërmend për martesë ende, sepse për momentin ai si muzikant dhe Dj është në kulmin e karrierës së tij dhe është shumë i zënë me punë. Luca është gjithmonë në lëvizje dhe ky nuk është momenti që ne të hedhim një hap të tillë në jetë.  / miremengjes.com /

Luana Vjollca teper e nxehte në pishina(FOTO)


Lidhja e saj me Adrian Gaxhën zgjati disa vite dhe u mediatizua edhe më shumë vitin e kaluar, kur për një rikthim edhe më pasionant me njëri-tjetrin këngëtari maqedonas i dedikoi një këngë. “Ngjyra e kuqe”, jo vetëm që fitoi çmimin e internetit te “Kënga magjike”, por shënoi rekordin e klikimeve në Youtube, duke e bërë shumë shpejt “hit”. Por me sa duket, kjo më shumë sesa kënga e historisë së tyre, ishte një rekuiem për dashurinë e tyre që përfundoi me ndarje. 22-vjeçarja, e njohur si vajza e motit në “Top Channel”, edhe pse asnjëherë nuk shprehet në media për jetën e saj sentimentale, pas ndarjes nga Gaxha nuk është më “single”.


Sipas burimeve tona, prej gati 7 muajsh ajo po jeton një lidhje dashurie me menaxherin 25-vjeçar të një qendre të madhe tregtare dhe biznesi në Tiranë. Fjala është për Kreshnik Kasnecin, i cili u bë i njohur para dy vitesh në faqet e shtypit rozë për lidhjen e tij gati 1 vit e gjysmë me këngëtaren 23-vjeçare, Samanta Karavella, lidhje që mori fund vitin e kaluar. Me  sa duket, Nikun e tërheqin vajzat e ekranit përderisa sërish zgjedh për të dashur Luanën, e cila këtë periudhë vere është e angazhuar me koncertet e “Summer Fest” nëpër Shqipëri, përkrah Ardit Roshit. Luana dhe Niku ende nuk dalin hapur, pasi përpiqen ta mbajnë sekret lidhjen e tyre, por gjithsesi ka disa vende të tyre të preferuara që i frekuentojnë si çift. Këtë verë Luana ka postuar edhe foto të saj në plazh në profilet zyrtare në facebook etj, ku prezanton linjat e saj perfekte, ndërkohë që në këto ditë të nxehta paparaci ynë e ka fotografuar së bashku me motrën e saj Marinën në pishinat e “Mai Tai”. / miremengjes.com /

“ZOGU”-T TUNËS I KUSHTOHET POEZI(Lajm)



“Zogu” i Tunës mori një vëmendje mediatike të paparë, duke bërë që diskutohet nga artist, gazetar e besa edhe publicistë, të cilët nuk mund mos të bënin nga një postim dedikuar “zogut” të saj, në rrjetet sociale.

 Disa e cilësuan si një gjest banal të këngëtarës, por Tuna me gjestin e “zogut” arriti një famë shumë të madhe duke lënë larg prapa koleget e saj artsite. Për më tepër, këtë sezon Tuna është shpall si këngëtarja më e klikuar dhe e kërkuar në youtube. Dhe për herë të parë nga poeti i njohur nga Maqedonia Fatos Rushiti, i kushtohet një poezi ''zogut'' të Tunës të titulluar “Për zogun e Tunës dhe zogjtë e saj për rreth”.

PËR ZOGUN E TUNËS DHE ZOGJTË E SAJ PERRETH

 (Provinca përballë kryeqendrës)
Ciu ciu ciu
Po e nis rrëfimin zogu i provincës
Për zonjushën Tunë dhe zërin e saj
Vithet si furtunë dridhet mizanskena
Bota na vështron si shqiponjë mbi re
Si na rrotullohet-Tuna lëng mbi ne
Vaj në fund të barkut mbi dy sisat vaj
Zog i kryeqendrës zog o pupëltrashë
Dëgjoje bisedën që bëmë në taksi
Me një mik të vjetër ty të bëmë Shakira
Një udhëtare anash me shpinë na vëzhgonte
Me pendën e moshës të bëmë braziliane
Te çuam në Kubë ku s’ka zogj si ti
Shëtitëm Afrikën mu në jug të saj
Më pas në Tajlandë u ndalëm një çast
Tre zogj me të vegjël i vumë në kandar
Kështu pihet zogu damë e kryeqendrës
Mos u jargëzo duro pak më shumë
Deri sa kandarët të lyhen me gjak
Edhe gazetari që ka shëtit Botën
Edhe gazetarja me mbiemrin tënd
Jo s’do mund të maten me zogjtë e provincës
Se në kryeqendër shteti është pervers
Asnjë gotë të mbushur s’din që ta çojë eks
Zogu i provincës t’a ka gjet një vend
/10minuta/