Social Icons

twitterfacebook

Pages

“ZOGU”-T TUNËS I KUSHTOHET POEZI(Lajm)



“Zogu” i Tunës mori një vëmendje mediatike të paparë, duke bërë që diskutohet nga artist, gazetar e besa edhe publicistë, të cilët nuk mund mos të bënin nga një postim dedikuar “zogut” të saj, në rrjetet sociale.

 Disa e cilësuan si një gjest banal të këngëtarës, por Tuna me gjestin e “zogut” arriti një famë shumë të madhe duke lënë larg prapa koleget e saj artsite. Për më tepër, këtë sezon Tuna është shpall si këngëtarja më e klikuar dhe e kërkuar në youtube. Dhe për herë të parë nga poeti i njohur nga Maqedonia Fatos Rushiti, i kushtohet një poezi ''zogut'' të Tunës të titulluar “Për zogun e Tunës dhe zogjtë e saj për rreth”.

PËR ZOGUN E TUNËS DHE ZOGJTË E SAJ PERRETH

 (Provinca përballë kryeqendrës)
Ciu ciu ciu
Po e nis rrëfimin zogu i provincës
Për zonjushën Tunë dhe zërin e saj
Vithet si furtunë dridhet mizanskena
Bota na vështron si shqiponjë mbi re
Si na rrotullohet-Tuna lëng mbi ne
Vaj në fund të barkut mbi dy sisat vaj
Zog i kryeqendrës zog o pupëltrashë
Dëgjoje bisedën që bëmë në taksi
Me një mik të vjetër ty të bëmë Shakira
Një udhëtare anash me shpinë na vëzhgonte
Me pendën e moshës të bëmë braziliane
Te çuam në Kubë ku s’ka zogj si ti
Shëtitëm Afrikën mu në jug të saj
Më pas në Tajlandë u ndalëm një çast
Tre zogj me të vegjël i vumë në kandar
Kështu pihet zogu damë e kryeqendrës
Mos u jargëzo duro pak më shumë
Deri sa kandarët të lyhen me gjak
Edhe gazetari që ka shëtit Botën
Edhe gazetarja me mbiemrin tënd
Jo s’do mund të maten me zogjtë e provincës
Se në kryeqendër shteti është pervers
Asnjë gotë të mbushur s’din që ta çojë eks
Zogu i provincës t’a ka gjet një vend
/10minuta/