Lidhja e saj me Adrian Gaxhën zgjati disa vite dhe u mediatizua edhe më shumë vitin e kaluar, kur për një rikthim edhe më pasionant me njëri-tjetrin këngëtari maqedonas i dedikoi një këngë. “Ngjyra e kuqe”, jo vetëm që fitoi çmimin e internetit te “Kënga magjike”, por shënoi rekordin e klikimeve në Youtube, duke e bërë shumë shpejt “hit”. Por me sa duket, kjo më shumë sesa kënga e historisë së tyre, ishte një rekuiem për dashurinë e tyre që përfundoi me ndarje. 22-vjeçarja, e njohur si vajza e motit në “Top Channel”, edhe pse asnjëherë nuk shprehet në media për jetën e saj sentimentale, pas ndarjes nga Gaxha nuk është më “single”.
Sipas burimeve tona, prej gati 7 muajsh ajo po jeton një lidhje dashurie me menaxherin 25-vjeçar të një qendre të madhe tregtare dhe biznesi në Tiranë. Fjala është për Kreshnik Kasnecin, i cili u bë i njohur para dy vitesh në faqet e shtypit rozë për lidhjen e tij gati 1 vit e gjysmë me këngëtaren 23-vjeçare, Samanta Karavella, lidhje që mori fund vitin e kaluar. Me sa duket, Nikun e tërheqin vajzat e ekranit përderisa sërish zgjedh për të dashur Luanën, e cila këtë periudhë vere është e angazhuar me koncertet e “Summer Fest” nëpër Shqipëri, përkrah Ardit Roshit. Luana dhe Niku ende nuk dalin hapur, pasi përpiqen ta mbajnë sekret lidhjen e tyre, por gjithsesi ka disa vende të tyre të preferuara që i frekuentojnë si çift. Këtë verë Luana ka postuar edhe foto të saj në plazh në profilet zyrtare në facebook etj, ku prezanton linjat e saj perfekte, ndërkohë që në këto ditë të nxehta paparaci ynë e ka fotografuar së bashku me motrën e saj Marinën në pishinat e “Mai Tai”. / miremengjes.com /