Social Icons

twitterfacebook

Pages

Showing posts with label cuorizity. Show all posts
Showing posts with label cuorizity. Show all posts

Si të joshësh një grua me gjashtë lëvizje..



Prandaj, meshkujve u duhet të rishikojnë strategjitë e joshjes e pse jo të shpikin të reja për të pasur sukses. Duhet të pranojmë që ata s’e kanë të lehtë, sepse nga njëra anë ato shfaqin nevojën për të qenë të mbrojtura dhe nga ana tjetër duan të jenë pavarura.

Lufta për barazinë gjinore ka bërë që gratë të imponojnë rregulla të reja në dashuri. Prandaj, meshkujve u duhet të rishikojnë strategjitë e joshjes e pse jo të shpikin të reja për të pasur sukses. Duhet të pranojmë që ata s’e kanë të lehtë, sepse nga njëra anë ato shfaqin nevojën për të qenë të mbrojtura dhe nga ana tjetër duan të jenë pavarura. Si joshet një grua sot? Le ta zbulojmë me ndihmën e autorit të librit “Burri që josh”,

Alexandre Roth
1.Dallohu nga të tjerët
Nuk është e nevojshme t’u përshtatesh standardeve të imponuara nga tendenca: përpiqu të vësh në pah origjinalitetin tënd. “Një burrë që zotëron një pasuri të brendshme është tepër tërheqës, sidomos në një shoqëri që përpiqet të na njëjtësojë të gjithëve”, shprehet Alexandre Roth. Pra mundohu të shkosh kundër rrymës dhe nisu në kërkim të vetvetes. Vër në plan të parë veçantinë tënde, është mënyra më e mirë për të ngjallur kuriozitetin e një gruaje.
2.Kultivo sharmin tënd
Sa më shumë të zhvillosh elemente të personalitetit që t’i shtojnë vlerat, aq më tepër do të rritet sharmi yt. Nëse nuk je adoleshent, nuk është rasti për ta ftuar në një fastfud dhe as t’i dërgosh mesazhe të mbushura me gabime ortografike. Kur je 18 vjeç mund të jetë e pranueshme, por kur je 30, tingëllon qesharake. “Një stil i caktuar jete është bazik për strategjitë e joshjes”, kujton Roth. Kujdesu për veten, jo vetëm për ushqimin dhe veshjen, por edhe nga këndvështrimi kulturor: një burrë që ndihet mirë nën lëkurën e tij, ka padyshim një armë të fortë joshjeje. Kur ke një takim, është e mjaftueshme të krijosh rrethanat e duhura për të shkëlqyer. Nëse të jepet pak për muzikë, ftoje për të kërcyer dhe po të marrësh sadopak vesh nga kuzhina, vish përparësen e përgatiti një darkë sipas mënyrës tënde. Çelsi është të nisesh i avantazhuar.
3.Vër në punë inteligjencën sociale
Diskutimi mbi barazinë gjinore mund të krijojë konfuzion mbi identitetin mashkullor dhe femëror, është më e thjeshtë të qëndrosh në territorin e njohur midis burrave dhe grave, por mos harro se është ndryshimi që krijon dëshirën! Pra nëse dëshiron të njohësh më mirë universin femëror para një takimi, është më efikase të frekuentosh gra. Përpiqu të bëhesh shoku i ngushtë i saj dhe thjesht të shijosh shoqërinë me të. Sekreti është t’i lësh mënjanë (të paktën për momentin) objektivat e tua: ajo dëshiron të ndihet e vlerësuar për atë që është dhe jo për “atë që fsheh mes këmbëve”.
4.Zhvillo empatinë tënde
Gjatë një takimi jemi të udhëhequr nga sistemi ynë limbik, i cili te femra vihet në lëvizje nga nevoja për riprodhim dhe kërkimi për mashkullin dominues. Por, evoluimi i rregullave qëndron në faktin që “mashkulli i ri dominues” duhet të jetë edhe empatik, pra ta vejë veten në vend të tjetrit dhe të përpiqet të kuptojë pozicionin e tij. Nëse ti do të zhvillosh ndjeshmërinë dhe sjelljet altruiste, ajo do të ndihet e sigurtë dhe do të të japë gjithë besimin e saj.
5.Përfshi inteligjencën emotive
Shfaqi kënaqësinë që je me të, ky është një fillim i mirë për të nisur një mbrëmje romantike, por sigurisht nuk mjafton… nëse ekziston një talent që gratë do të dëshronin ta shihnin, është padyshim ai i gjuhës emocionale, një element thelbësor i komunikimit. Është e ditur që emocionet asociohen me kujtesën… Mblidhi copëzat e tua të së kaluarës dhe ndaji me të duke shfaqur aspekte të sensibilitetit tënd: kështu do të fitosh pikë.
6.Vër në diskutim bindjet e tua
Ekzistojnë shumë përshtypje mbi burrat: frikë për t’u angazhuar, mungesë pjekurie, raport obsesiv me seksin etj., dhe e njëjta gjë ndodh me gratë të konsideruara si tepër kërkuese, të ndërlikuara dhe të obsesionuara me idenë për të ndryshuar partner. Rezultati: nga të dyja anët kultivohen bindje, ndonjëherë negative, që gjatë një takimi mund të krijojnë tensione të panevojshme. “Joshja e një gruaje kërkon që të rimendohesh për bindjet e tua”, pohon Roth. Shfaqu liberal dhe braktisi paragjykimet: për t’ia dalë mbanë, vëre veten në diskutim dhe pranoji risqet. Gjëja e parë që duhet të bësh është të përpilosh një listë të gjatë të mendimeve të tua pozitive mbi femrat.

Kafshimi i thonjve është çrregullim psikik!


Miliona njerëz nëpër botë vuajnë nga varësia shpesh e dhimbshme, e cila çon deri në vetëlëndim, kafshimi i thonjve. Ekspertët mjekësorë tani janë duke shqyrtuar që këtë varësi ta klasifikojnë si çrregullim psikik.Edhe pse shpesh kafshimi i thonjve shikohet si diçka beninje, ekspertë mjekësorë amerikanë, pas një studimi më të detajuar, kanë vendosur ta ndryshojnë klasifikimin e kësaj shprehie në çrregullim obsesiv-kompulsiv.Shoqata psikiatrike amerikane përgatitet të publikojë këtë ndryshim në numrin e ardhshëm të Manualit diagnostik dhe statistikor për çrregullime psikike. Shprehitë, të cilat zakonisht lidhen me çrregullimin obsesiv-kompulsiv, përfshijnë larjen konstante të duarve dhe shkuljen e flokëve. Kjo sëmundje karakterizohet me mendime dhe frika irracionale të cilat çojnë në një sjellje të tillë.Nëse vetëm nganjëherë kafshoni thonjtë ky nuk është tregues i çrregullimit, sigurojnë ekspertët. “Kafshimi i thonjve nuk është çrregullim, nëse nuk ndodh vazhdimisht, nëse nuk është shqetësues dhe duhet të përmbushë një shkallë të caktuar klinike të seriozitetit”, ka thënë Carol Mathews, nga Universiteti në Kaliforni. Kështu, kafshimi i thonjve konsiderohet serioz kur kjo shprehi bëhet destruktive, kur për shkak të saj vështirësohet përdorimi i duarve ose çon në infeksione të shpeshta.Ish të varurit nga kafshimi i thonjve thonë që për heqjen dorë nga kjo shprehi u ka ndihmuar kur thonjtë i kanë mbështjellë me shirit ngjitës ose me flaster, i kanë zhytur thonjtë në limon ose ndonjë salcë pikante.

Mjekësi: Zbulohet teknika që kthen të vdekurit në jetë(Video)



SHBA-Së shpejti do të mund të kthejmë në jetë të vdekurit, thotë specialisti i zemrës, që pretendon se mund të kishte shpëtuar jetën e protagonistit të serialit “Soprano”, James Gandolfini.
“Teknikat moderne dhe përparimi i shpejtë i mjekësisë mund të bëjnë të mundur që një pacient të rikthehet në jetë brenda 24 orëve pasi ka ndaluar së marri frymë”, thotë dr. Sam Parnia.
Mjeku amerikan i shëndetit kritik, i cili është trajnuar në Londër, tha: “Është thjesht çështje kohe kur mjekësia do të shpëtojë njerëzit prej kthetrave të vdekjes, brenda pak orëve ose më gjatë dhe bëhet fjalë për vdekje të vërtetë, jo klinike.”
Dr. Sam Parnia beson verbërisht në përparimet e fushës së mjekësisë dhe me shumë bujë ka bërë të ditur se mund t’i kthejë njerëzit në jetë brenda 24 orëve pasi kanë vdekur. Ai madje thotë se mund të kishte shpëtuar edhe jetën e aktorit protagonist në serialin “Soprano”, James Gandolfini.
Dr. Parnia pretendon se aktori që vdiq në moshën 51-vjeçare në Romë, muajin e shkuar, mund të kishte mbijetuar nëse do ta kishte përjetuar këtë sulm masiv të zemrës në Nju Jork.
“Unë besoj se nëse ai do të vdiste këtu (në Nju Jork), do të ishte akoma gjallë. Ne mund t’ia kishim ftohur trupin dhe mund t’i pomponim oksigjen në inde, gjë që i mbron ato nga vdekja”, tha dr. Parnia për revistën gjermane “Der Spiegel”.
Pasi të kishte vdekur klinikisht, për aktorin mund të ishin kujdesur kardiologët. Ata mund t’i bënin një angiogram, të gjenin mpiksjen, ta hiqnin atë, t’i vinin një tub prej rrjete, që do të parandalonte tkurrjen e arterieve dhe më pas t’ia sillnin zemrën përsëri në punë.
Dr. Parnia, i cili ka botuar kohët e fundit një libër të titulluar “Fshirja e vdekjes”, tha se vdekja mund të shmanget për shumë pacientë, nëse këta janë në vendin e duhur dhe marrin trajtimin më të specializuar.
“Sigurisht që ne nuk mund të shpëtojmë këdo, pasi shumë prej njerëzve që vuajnë nga ataku në zemër kanë edhe probleme të tjera madhore”, tha ai.

“Por nëse të gjitha teknologjitë dhe trajtimet më të fundit mjekësore do të viheshin në përdorim, gjë që nuk është bërë deri më tani, atëherë në teori, të vetmit njerëz që duhet të vdesin dhe të mbeten të vdekur, janë ata me probleme që nuk mund të trajtohen.”
Ataku në zemër është i trajtueshëm. Po ashtu edhe humbja e gjakut. Kanceri në gjendje përfundimtare nuk mund të kurohet, as shumë prej infeksioneve me patogjenë multirezistentë.
Në rastet e mësipërme, nëse mjekët do të përpiqeshin të sillnin përsëri në jetë zemrën e një pacienti me kancer terminal apo me infeksione me patogjenë multirezistent, ajo do të pushonte përsëri e përsëri.
Mesazhi përfundimtar i dr. Sam Parnia është se vdekja që përjetojmë sot në vitin 2013, është një vdekje që mund të parandalohet.
Doktori revolucionar që jep këtë lajm të gëzuar për njerëzimin është kreu i kujdesit intensiv në spitalin universitar “Stony Brook” në Nju Jork.
Vetë rastet e hasura në këtë spital tregojnë se teoria që parashtrohet nuk është e pamundur. Në spitalet e SHBA-së norma mesatare e ringjalljes së pacientëve që pësojnë arrest kardiak është 18 për qind. Po ashtu, në Britaninë e Madhe kjo shifër është në 16 për qind të pacientëve.
Në spitalin universitar “Stony Brook” në Nju Jork, kjo shifër është 33 për qind për vitin që kaloi dhe 38 për qind për gjysmën e vitit 2013.
Dr. Parnia tha se studimi i tij mbi ringjalljen mjekësore po rezulton i suksesshëm dhe se shumë shpejt vdekja mund të parandalohet te njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore.
“Shumica, por jo të gjithë pacientët tanë, ia dalin nga teknika e përdorur pa dëme neurologjike”, tha ai. Dr. Sam Parnia shtoi se ekziston një keqkuptim, edhe mes doktorëve, se truri fillon të vuajë dëmtim masiv pas mungesës së oksigjenit për tre deri në pesë minuta pas ndalimit të zemrës.
Që prej dekadës së shkuar është parë zhvillim i madh. Me ilaçet e sotme, njerëzit mund të rikthehen në jetë për një ose dy orë, ndonjëherë edhe për pak më gjatë, pasi zemra e tyre ka ndaluar së rrahuri dhe kur ata kanë vdekur prej dështimit të qarkullimit të gjakut.
E ardhmja do të jetë më e mirë për metodat e parandalimit të vdekjes. Teknika që përdoret prej doktorit revolucionar nuk është kryogjeniksi ose ndryshe ngrirja e menjëhershme e trupit pas vdekjes, por ftohja e tij në masën që mbron qelizat e trurit dhe ruan nivelin e oksigjenit në gjak.Kjo teknikë jep kohë për rregullimin e problemit kritik dhe për rifillimin e punës nga zemra. Doktori këshillon që nëse dikush shembet prej një ataku në zemër, të pranishmit të lajmërojnë ambulancën dhe menjëherë pas kësaj t’i vendosin trupit qese të ngrira, pasi ndihmon në mbrojtjen e trurit.

Kur një mashkull ‘mbërthehet’ nga dashuria (Lexo)


Cilat janë disa prej arsyeve, dhe detajeve që i bëjnë meshkujt të bien vërtetë në dashuri.?


Sipas psikologut David Givens, ka shumë por më të rëndësishmet do vlerësoheshin dëshira për të mbrojtur, respektimi i privatësisë, eksplorimi i aventurave, e mbi të gjitha të qenit i lirë

Tingëllon si një nga pyetjet e çuditshme, por a ekziston ndonjë moment specifik apo ngjarje e caktuar që e bën një djalë të vendosë e të deklarojë “Po, jam i dashuruar”. Përgjigja nuk është absolutisht e mirëpërcaktuar, por në tërësinë e saj ka vend edhe për përgjithësim. Kjo ka të bëjë me nevojat më natyrale të meshkujve të cilat duhen kuptuar përpara se ata të kenë rënë në dashuri. Sipas psikologut Paul Dobransky, thuhet se: “kur një mashkull e kupton në mënyrë të ndërgjegjshme ose jo, që ti je idealja në të gjitha nivele e pretenduara, atëherë ai vendos të deklarojë”.

Eksitojnë shumë detaje dhe arsye në fakt, që i bëjnë meshkujt vërtetë të dashurojnë. Midis tyre do të vlerësohej dëshira që ata kanë për të mbrojtur, për t’u respektuar, vlerësuar, e mbi të gjitha për t’u lënë të lirë. Kjo e fundit është një ndër faktorët që femrat shpeshherë e kanë të vështirë të përballen. Por që është më se përcaktuese, për mos të thënë, strumbullari që do bënte ose jo një mashkull të bjerë në dashuri.

Dëshira për të mbrojtur

Besoje ose jo, i ashtuquajturi seksi stoik, është i vështirë për t’u ndryshuar. Një nga dëshirat më të lexueshme tek meshkujt është dëshira që kanë për të mbrojtur dhe nxjerrë në pah forcën mashkullore. Ajo që duhet të bëni është t’i lini të lirë të shprehin këtë pjesë kaq dominante e cila shpeshherë shndërrohet edhe në timonin e një raporti.
Sipas psikologut David Givens ajo që ju sugjerohet femrave është të jenë sa më të brishta dhe moskundërshtuese, sepse kjo do të bëjë të mundur që ata të ndihen sa më pranë duke treguar edhe instinktin mbrojtës. Pra me pak fjalë jepi mundësinë të marrë përgjegjësi dhe të ndihet sa më protektiv.

Kërkoji detyrë
. Edhe pse në dukje mund të duket natyrë dembele një nga këshillat që do sugjerohej do ishte edhe të kërkuarit e një detyre. Kështu mund t’i kërkoni t’ju rregullojë ose fiksojë diçka që s’mund ta bëni vetë. Nëse kompjuteri juaj nuk funksionon mirë atëherë kërkojini ndihmë. Sepse në raste të tilla realizimi i punëve ose detyrave të vogla i jep mundësinë për të zbuluar anën e tij të suksesshme. Një mashkull ka gjithmonë nevojë të tregojë se sa i suksesshëm ndihet, qoftë edhe në gjëra apo detaje të vogla.


Kërkoji mendim. Ata ndihen gjithmonë të vlerësuar nëse kërkohet mendimi i tyre. Madje do ishte e gabuar dhe jo taktike që në një raport mendimi i partnerit do neglizhohej.

Liria, çelësi i shumë gjërave
Ajo që bën dallimin drastik midis femrave dhe meshkujve në një raport është se këta të fundit duan të jenë të lirë. Aq shumë saqë edhe kur kanë prekur ndjenjat më të forta ata kërkojnë siguri të brendshme që identiteti i tyre nuk ka ndryshuar. “Për ta qartësuar më tepër, shprehet psikologu David Given, mos prisni që partneri juaj të ndryshojë. Ajo që kërkon ai është të kuptohet prej jush, duke mos kërcënuar ndjenjën e të qenurit vetvetja.

Respektoji privatësinë. Në kuadrin e lirisë mashkullore një tjetër detaj i rëndësishëm që duhet vlerësuar është pikërisht respektimi i privatësisë. Kjo ndoshta është një nga gjërat e vështira që vajzat duhet të bëjnë. Sepse kurioziteti femëror shpeshherë është i pa limit. Por kujdes. Ndaj do të ishte e pavend kontrolli i telefonatave të humbura, apo mesazheve të dërguara në telefonin e tij. Kjo do cenonte vërtet privatësinë e tij. Në fund të fundit të gjithë duan pak privatësi.

Risajohu. Një ndryshim modeli flokësh, një veshje më ekstravagante, do të vinte në pah një pjesë të fshehur dhe interesante të personalitetit tuaj. Nëse ai të pëlqen kështu, atëherë ka ardhur momenti të risajoheni.

Vlerësoje. “Nëse dini të vlerësoni dëshirat, vlerat dhe talentin e tij qoftë vetëm ose në sy të të tjerëve, kjo do ta bëjë të ndihet më se të sigurt”. Thotë psikologu David Givens.

Bëje të lumtur. Qesh edhe pse njëri nga ju humb ekuilibrin gjatë seksit. Bëj budallallëqe edhe kur ai është i irrituar. Nëse mund t’i jepni dritë edhe momenteve më të errëta kjo do të thotë që lidhja juaj jo vetëm funksionon por është në rrugë të mbarë. Kjo do t’ju bëjë të pazëvendësueshme.

Ji lidere. Meshkujt janë më se të aftë në anën teknike të gjërave. Kjo do të përfshinte për shembull sporte apo lojëra të ndryshme. Por në takime shoqërore ata shpeshherë lënë për të dëshiruar. Bëhu liderja, dhe joshe me aftësinë që ke për të diskutuar dhe negociuar mes miqsh. Ai do të ndihet krenar dhe në të njëjtën kohë do të jetë mirënjohës.

Luani. Ajo që vërtet do të sugjerohej në një raport është zhvillimi i sa më shumë aktiviteteve dhe lojërave. Qofshin këto sporte ose lojëra tip fjalëkryqi e gjëegjëzash. Përmes tyre do të shprehnit jo vetëm karakterin dhe pjesët dominante të personalitetit, por mbi të gjitha pasionin. Sepse ajo që i duhet më shumë një lidhjeje, e mbi të gjitha çfarë do të donte një mashkull është forca e pasionit. /Telegrafi/

Vendet në trupin e femrës të cilat mezi presin të preken (Foto-Lajm)


Shumica e meshkujve shpesh pyesin se ku duhet prekur partneren, në mënyrë që t’ia mundësojnë të përjetojnë ekstazën. Në qoftë se nuk i dini dhjetë zona kryesore erogjene të femrave, po jua japim listën e tyre! Jo, në vend të parë nuk është klitorisi!

Derisa te meshkujt është krejt e thjeshtë, zonat e tyre kryesore erogjene janë testisët, penisi dhe anusi, ndërkaq kur është fjala te femrat te ato ka shumë pika në trupin e tyre të cilat mezi presin t’u preken. Mësohuni se si te arrihet deri te kulmi i kënaqësisë!

Ana e brendshme e kërdhokullave

Kjo pjesë e trupit të femrës është në vendin e dhjetë. Është shumë e ndjeshme në prekje, puthje dhe lëpirje. Mbani në mend – as të mos ju shkojë mendja që të “kafshoni”, sepse kjo pjesë është tepër e ndjeshme.

Zona pas gjunjëve
Kjo pjesë është në vendin e nëntë dhe do të befasoheni se si do të reagojë femra kur në atë vend me butësi e prekni apo e puthni. Mirëpo, me rëndësi është që të mos jeni të vrazhdë apo të mos e teproni me butësi, ndoshta partnerja juaj mund të guduliset.

Prapanica

Kjo pjesë e trupit të femrës është në vendin e tetë! Mund të mos besoni, por shumica e femrave ndiejnë kënaqësi kur i kushtoni kujdes prapanicës së tyre. Shumica e dëshirojnë edhe “drejt”, mirëpo nuk është kjo e tëra! Disa duan që ajo pjesë t’u lëpihet, madje duan edhe penetrim me gisht apo penis. Po, fjala është për seksin anal.



Pjesa e pasme e qafës
Kjo zonë e trupit të femrës është në vendin e shtatë. Dhe, sapo t’ia afroni faqen tuaj asaj pjese, ajo do ta ndiejë frymën tuaj, do t’u jetë parapërgatitje e mjaftueshme. Dhe, vazhdoni ta prekni, ta puthni, mos humbni shumë kohë, filloni t’i bëni masazh.

Veshët
Janë në vendin e gjashtë. Shumica e femrave e dëshirojnë lëpirjen, puthjen dhe “kafshimin” tepër të butë. Mos i fryni në vesh, këtë gjë nuk e dëshirojnë. Mund vetëm t’u pëshpëritni. Mirëpo, mos u thoni që t’jua lajë pantallonat, le të jenë pëshpëritje vetëm erotike.

Shputat
Janë në vendin e pestë. Disa femra e duan masazhin, disa i duan puthjet, madje edhe thithjen e gishtave të këmbës. Mos hezitoni, por duhet patjetër që shputat e partneres suaj të jenë të pastra dhe të kuruara mirë.

Karpa
Me siguri që shumica e meshkujve do të befasohen përse karpa është në vendin e katërt. Mirëpo, provojeni sapo t’ju jepet rasti. Kjo zonë është e shkëlqyeshme për të filluar paralojën. Filloni me puthje dhe do të shihni se sa shumë kënaqet.

Gjinjtë (thimthat)

Janë në vendin e tretë. Kjo me siguri nuk është kurrfarë befasie. Lëpirja dhe puthja e thimthave do ta bëjë të gatshme partneren tuaj brenda sekondave. Kujdes të mos jeni tepër i vrazhdë. Kjo zonë është mjaft e ndjeshme.

Vagjina (klitorisi)
A po çuditeni pse kjo zonë është në vendin e dytë! Nëse keni pushuar së befasuari, supozojmë që nuk ju nevojiten udhëzime të posaçme, sepse këtë qëmoti e keni praktikuar. Nëse jo – turp për ju dhe urgjentisht bëni diçka me gishta dhe me gjuhë.

Buzët

Janë në vendin e parë. Po, e vërtetë është! Nëse dini se ç’duhet të bëni me buzët e saj, sapo të filloni ta puthni, kjo gjë do t’ju çojë shumë më larg. Nëse mashkulli nuk di t’i japë puthje të zjarrta femrës, që asaj t’i dridhen këmbët, nuk do të ndahet mirë.

/Telegrafi/

Konkurentja e Big Brotherit Gjerman nudo në televizion (VIDEO)





Atmosfera bëhet e nxehtë në Shtëpinë e Big Brother-it gjerman, me nudo integrale që të bëjnë të çmendesh. Protagoniste e kësaj skene hard është një nga pjesëmarrëset Annina Ucratis, që tregon të gjithë bukurinë e saj ashtu si zoti e ka krijuar. Por spektakli nuk përfundon këtu, sepse konkurrentja nuk e ka problem të tregojë edhe pjesët e saj më intime pasi del nga dushi, duke e bërë programin të ndaluar për të vegjlit.


/fishmedia.info/

I propozon per fejes i bie te fikt te dashures (VIDEO)


Doktoresha qe Provokon Shikoni se cfar i ben Djali Doktorreshes (VIDEO)


  
/veqfun./

Si ta perfitoni nje femer si kjo ne plazhë(video)





/lajmeonline/

25 ligjet më të çuditshme për seksin.

Seksi nuk është një çështje e thjeshtë dhe këtë e dimë të gjithë. Por gjithsesi, disa shtete të botës tërheqin vëmendjen, qoftë me traditat e tyre të çuditshme, qoftë me ligjet e çmendura, të cilat ngjajnë më tepër surrealiste. Në mbarë botën ka ligje të çuditshme seksuale. Shumica kanë mbetur prej kohësh dhe nuk janë zhdukur. Më së shumti i gjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mbetura që nga koha e puritanëve. Lexoni më poshtë 25 ligjet më të çuditshme seksuale:

1. Në Liban marrëdhëniet brutale me kafshë lejohen, mjafton që kafsha të jetë i gjinisë së kundërt.

2. Në Hong Kong, një bashkëshorte e tradhtuar ka të drejtë ta vrasë bashkëshortin tradhtar, në qoftë se e kap me presh në duar. I vetmi kufizim që i vihet është që vrasjen ta kryejë me duar dhe jo me ndihmën e ndonjë arme. Ndërsa sa i përket të dashurës, sipas ligjit edhe atë mund ta vrasë, me çdo lloj mënyre që dëshiron.

3. Në shumë vende islame marrëdhëniet seksuale me kafshë janë të ligjshme, mjaftoi që i interesuari të mos e hajë më vonë kafshën me të cilën ka bërë seks!

4. Në Guam, ndalohet që femrat të martohen në qoftë se janë të virgjëra. Shumë familje pajtojnë një “profesionist” në këtë çështje, me qëllim që t’ia largojë vajzave të tyre… “peshën” e virgjërisë.

5. Në Bahrejn gjinekologëve meshkuj u ndalohet që të shikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë organet gjenetike të femrës. Ndaj, ata të gjithë përdorin një pasqyrë, për të kryer punë.

6. Në zonën Cali të Kolumbisë është në fuqi një ligj, të cilin çdo dhëndër nuk është në gjendje ta shpjegojë. Aty, çifti i ri i sapomartuar është i detyruar ta kalojë natën e parë të martesës nën shoqërinë e vjehrrës së nuses!

7. Në Indonezi, kushdo që kapet në flagrancë ndërsa masturbohet, i pritet koka!

8. Ndërsa në Bolivi kanë miratuar një ligj shumë të komplikuar, i cili dikton në mënyrë specifike që në një treshe seksuale ndalohet të marrin pjesë nënë e bijë së bashku. Gjithsesi, lejohet që x person i interesuar të shkojë me të dyja, por jo së bashku por veç e veç.

9. Në qytetin e vogël amerikan Hastings, Nebraska, çiftet janë të detyruara që kur bëjnë seks, të mbajnë veshur këmisha nate.

10. Në Estoni është e ndaluar të luash shah ndërsa bën seks.

11. Nëse një burrë në Uruguaj e kap gruan me të dashurin, ai mund t’i vrasë të dy ose mund të zgjedhë që gruas t’i presë hundën dhe të kastrojë të dashurin e saj.

12. Kush fton për seks një grua të huaj në pub-et angleze, është fajtor për skandal kombëtar. Dënimi është nga 180 euro deri në tre muaj burg.
13. Në Florida është e ndaluar qartësisht që të bësh seks me një ferrëgjatë (lloj iriqi).

14. Në Irlandë është lejuar shitja e prezervativëve vetëm pas vitit 1978.

15. Në Arizona, SHBA, nuk lejohen më shumë se dy dildo (lodër seksi) për shtëpi.

16. Në Cleveland, SHBA, gratë nuk lejohen të veshin këpucë lustrafin dhe fund për shkak se meshkujt mund të shohin mbathjet e tyre të reflektuara në këpucë.

17. Në Siena të Italisë gratë me emrin Maria nuk lejohet të punojnë si prostituta.

18. Në Guajanën Franceze është e ndaluar që të masturbosh- mendohet se të sëmur shpirtin e mendjen.

19.  Në Alexandria, Minesota, SHBA, është ende e paligjshme që një burrë, të cilit i mban frymëmarrja erë hudhrash, qepësh apo sardelesh, të kryejë marrëdhënie seksuale me gruan e tij.

20.  Në kontenë Logan, Kolorado, SHBA, është ende e paligjshme të puthësh një grua nëse ajo është në gjumë.

21.  Në Ames, Ioua, SHBA, është ende e paligjshme që burrat të pinë tre gllënjka birre ndërsa janë në shtrat me bashkëshortet e tyre.

22. Në Tremonton, Utah, SHBA, është ende një krim që një grua të ketë marrëdhënie seksuale me një burrë në ambulancë. Ajo mund të akuzohet për keqbërje dhe mund t’i botohet emri në gazetë

23. Në Tremonton, Utah, SHBA, është ende një krim që një grua të ketë marrëdhënie seksuale me një burrë në ambulancë. Ajo mund të akuzohet për keqbërje dhe mund t’i botohet emri në gazetë.

24. Në Oblong, Illinois, është e paligjshme të kryesh marrëdhënie seksual ndërsa jeni për peshkim apo gjueti, ditën e dasmës.

25.  Në Hastings, Nebraska, SHBA, ligji thotë se të zotët e hoteleve duhet t’i sigurojnë këmisha nate të bardha vizitorëve. Asnjë çifti nuk i lejohet të ketë marrëdhënie seksuale në hotel nëse nuk i kanë veshur këto këmisha të pastra.  /miremengjes.com/

Vajza nga Durresi qe i cmendi te gjithe ne plazh(VIDEO)



Vajzat nga Shqiperia tregojn publikisht se cmenden pas Justin Bieber! (VIDEO)



English:

Girls from Albania show publicly that mad after Justin Bieber!


Shikoni se çfarë i bëjne Ezelit në Emision Live…(VIDEO)



Vajza kercen nga nje lartesi e madhe po bie keq shiko se si perfundon (Video)


Albanian:

Vajza kercen nga nje lartesi e madhe po bie keq shiko se si perfundon (Video)




English:

Girl leaping from a great height is falling see how bad ending (Video)