Social Icons

twitterfacebook

Pages

Kafshimi i thonjve është çrregullim psikik!


Miliona njerëz nëpër botë vuajnë nga varësia shpesh e dhimbshme, e cila çon deri në vetëlëndim, kafshimi i thonjve. Ekspertët mjekësorë tani janë duke shqyrtuar që këtë varësi ta klasifikojnë si çrregullim psikik.Edhe pse shpesh kafshimi i thonjve shikohet si diçka beninje, ekspertë mjekësorë amerikanë, pas një studimi më të detajuar, kanë vendosur ta ndryshojnë klasifikimin e kësaj shprehie në çrregullim obsesiv-kompulsiv.Shoqata psikiatrike amerikane përgatitet të publikojë këtë ndryshim në numrin e ardhshëm të Manualit diagnostik dhe statistikor për çrregullime psikike. Shprehitë, të cilat zakonisht lidhen me çrregullimin obsesiv-kompulsiv, përfshijnë larjen konstante të duarve dhe shkuljen e flokëve. Kjo sëmundje karakterizohet me mendime dhe frika irracionale të cilat çojnë në një sjellje të tillë.Nëse vetëm nganjëherë kafshoni thonjtë ky nuk është tregues i çrregullimit, sigurojnë ekspertët. “Kafshimi i thonjve nuk është çrregullim, nëse nuk ndodh vazhdimisht, nëse nuk është shqetësues dhe duhet të përmbushë një shkallë të caktuar klinike të seriozitetit”, ka thënë Carol Mathews, nga Universiteti në Kaliforni. Kështu, kafshimi i thonjve konsiderohet serioz kur kjo shprehi bëhet destruktive, kur për shkak të saj vështirësohet përdorimi i duarve ose çon në infeksione të shpeshta.Ish të varurit nga kafshimi i thonjve thonë që për heqjen dorë nga kjo shprehi u ka ndihmuar kur thonjtë i kanë mbështjellë me shirit ngjitës ose me flaster, i kanë zhytur thonjtë në limon ose ndonjë salcë pikante.