Fytyrat prominente shqiptare të muzikës, aktrimit, sportit, politikës dhe sferave tjera ua kanë uruar besimtarëve muslimanë festën e madhe të Fitër Bajramit.
Rrjetet sociale në orët e hershme të mëngjesit të së enjtës ishin vërshuar nga urimet e shumta mes miqësh.
Përkundër angazhimeve të shumta me koncerte, pikërisht në ditën e festës, nuk kishin si të mungonin as urimet e shumta të yjeve të estradës, që u kanë dëshiruar çdo të mirë përkrahësve, miqve dhe familjarëve të tyre.
Por, ai që bjën në sy është ylli i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, i cili me një urim në shqip në faqen zyrtare të tij në Facebook u ka dëshiruar çdo të mirë bashkëkombasve të tij.
“Gëzuar festën e madhe të Fitër Bajramit. Ju uroj mbarësi në familjet tuaja dhe në çdo aspekt të jetës suaj”, ka shkruar Xherdani bashkë me fotografinë e postuar në Facebook.
/telegrafi.com/