Social Icons

twitterfacebook

Pages

Video amatore filmon vrasjen e trefishte ne Vlore(VIDEO)


Në vijim të hetimeve për masakrën e ndodhur në një plazh në qytetin e Vlorës, policia njoftoi të martën  arrestimin e dy personave, pronarë të plazhit të quajtur 'Kalaja' me akuzën e moskallëzimit të krimit.Te arrestuarit jane shtetasit Saimir Hiqmet Qamo, vjeç 25, dhe Servet Hajredin Qamo, vjeç 54, të dy banues në Vlorë. Arrestimi i tyre u krye pasi megjithëse  kishin detyrimin ligjor për të kallëzuar krimin e ndodhur në plazhin që kishin në pronësi nuk kanë e kryer një gjë të tillë, duke mos dhënë shpjegime.Nderkohe 24 ore pas krimit te rende, Policia e Vlorës mundi të identifikojë dy personat qe moren pjese ne vrasjen e tre pushuesve. Nje prej tyre eshte arrestuar, ai eshte shtetasi Leo Osmani, 18 vjeç i cili ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër në momentin e kryerjes së krimit.Ky fakt, konfirmohet nga arma e krimit, e gjetur ne afersi te vendit te vrasjes, ku gjurmet e gishterinjeve nuk përkonin me të 18-vjeçarit, ndaj policia ka ngritur dyshimin se vrasja u krye nga shoku i tij, bazuar kjo edhe nga deshmite e marra ne komisariatin e vlores. Nga ana e saj, Policia e Vlorës, në bashkëpunim me repartin RENEA dhe FNSH e Fierit janë duke vijuar punën për arrestimin e autorit tjetër të kësaj ngjarje të rëndë, e cila tronditi qytetin bregdetar.Si pasojë e të shtënave me armë, kanë humbur jetën shtetasit Sokol Isufaj, 34 vjeç, Diana Ademi, 53 vjeç dhe Serdi Bajlozi 17 vjeç. Te treja viktimat ishin rastesore dhe pa lidhje me konfliktin.
/ Top Channel /