Duket se Xhemi ka nisur pushimet me familjen e saj, ndërsa ka bërë këtë foto ku shfaqet shumë në formë dhe mjaft elegante. Në foton ku duket se ende nuk ka marrë ngjyrën e dëshiruar, Xhemi konfirmon dhe një herë peshën ideale që ka arritur pas dy vitesh që solli në jetë djalin e saj, Martin. Këtë periudhë Xhemi ka arritur peshën 53 kg, perfekte për gjatësinë e saj.
Rënien në peshë ajo e arriti pa ndonjë sforcim të madh, thjesht duke u kujdesur për ushqimin, konsumimin e frutave dhe të ujit në mënyrë të shpeshtë dhe një regjim të mirë ditor. Pushimet për këtë vit Xhemi i kishte planifikuar në Sarandë me familjen dhe pastaj në ishujt e Greqisë.