Social Icons

twitterfacebook

Pages

Si të joshësh një grua me gjashtë lëvizje..



Prandaj, meshkujve u duhet të rishikojnë strategjitë e joshjes e pse jo të shpikin të reja për të pasur sukses. Duhet të pranojmë që ata s’e kanë të lehtë, sepse nga njëra anë ato shfaqin nevojën për të qenë të mbrojtura dhe nga ana tjetër duan të jenë pavarura.

Lufta për barazinë gjinore ka bërë që gratë të imponojnë rregulla të reja në dashuri. Prandaj, meshkujve u duhet të rishikojnë strategjitë e joshjes e pse jo të shpikin të reja për të pasur sukses. Duhet të pranojmë që ata s’e kanë të lehtë, sepse nga njëra anë ato shfaqin nevojën për të qenë të mbrojtura dhe nga ana tjetër duan të jenë pavarura. Si joshet një grua sot? Le ta zbulojmë me ndihmën e autorit të librit “Burri që josh”,

Alexandre Roth
1.Dallohu nga të tjerët
Nuk është e nevojshme t’u përshtatesh standardeve të imponuara nga tendenca: përpiqu të vësh në pah origjinalitetin tënd. “Një burrë që zotëron një pasuri të brendshme është tepër tërheqës, sidomos në një shoqëri që përpiqet të na njëjtësojë të gjithëve”, shprehet Alexandre Roth. Pra mundohu të shkosh kundër rrymës dhe nisu në kërkim të vetvetes. Vër në plan të parë veçantinë tënde, është mënyra më e mirë për të ngjallur kuriozitetin e një gruaje.
2.Kultivo sharmin tënd
Sa më shumë të zhvillosh elemente të personalitetit që t’i shtojnë vlerat, aq më tepër do të rritet sharmi yt. Nëse nuk je adoleshent, nuk është rasti për ta ftuar në një fastfud dhe as t’i dërgosh mesazhe të mbushura me gabime ortografike. Kur je 18 vjeç mund të jetë e pranueshme, por kur je 30, tingëllon qesharake. “Një stil i caktuar jete është bazik për strategjitë e joshjes”, kujton Roth. Kujdesu për veten, jo vetëm për ushqimin dhe veshjen, por edhe nga këndvështrimi kulturor: një burrë që ndihet mirë nën lëkurën e tij, ka padyshim një armë të fortë joshjeje. Kur ke një takim, është e mjaftueshme të krijosh rrethanat e duhura për të shkëlqyer. Nëse të jepet pak për muzikë, ftoje për të kërcyer dhe po të marrësh sadopak vesh nga kuzhina, vish përparësen e përgatiti një darkë sipas mënyrës tënde. Çelsi është të nisesh i avantazhuar.
3.Vër në punë inteligjencën sociale
Diskutimi mbi barazinë gjinore mund të krijojë konfuzion mbi identitetin mashkullor dhe femëror, është më e thjeshtë të qëndrosh në territorin e njohur midis burrave dhe grave, por mos harro se është ndryshimi që krijon dëshirën! Pra nëse dëshiron të njohësh më mirë universin femëror para një takimi, është më efikase të frekuentosh gra. Përpiqu të bëhesh shoku i ngushtë i saj dhe thjesht të shijosh shoqërinë me të. Sekreti është t’i lësh mënjanë (të paktën për momentin) objektivat e tua: ajo dëshiron të ndihet e vlerësuar për atë që është dhe jo për “atë që fsheh mes këmbëve”.
4.Zhvillo empatinë tënde
Gjatë një takimi jemi të udhëhequr nga sistemi ynë limbik, i cili te femra vihet në lëvizje nga nevoja për riprodhim dhe kërkimi për mashkullin dominues. Por, evoluimi i rregullave qëndron në faktin që “mashkulli i ri dominues” duhet të jetë edhe empatik, pra ta vejë veten në vend të tjetrit dhe të përpiqet të kuptojë pozicionin e tij. Nëse ti do të zhvillosh ndjeshmërinë dhe sjelljet altruiste, ajo do të ndihet e sigurtë dhe do të të japë gjithë besimin e saj.
5.Përfshi inteligjencën emotive
Shfaqi kënaqësinë që je me të, ky është një fillim i mirë për të nisur një mbrëmje romantike, por sigurisht nuk mjafton… nëse ekziston një talent që gratë do të dëshronin ta shihnin, është padyshim ai i gjuhës emocionale, një element thelbësor i komunikimit. Është e ditur që emocionet asociohen me kujtesën… Mblidhi copëzat e tua të së kaluarës dhe ndaji me të duke shfaqur aspekte të sensibilitetit tënd: kështu do të fitosh pikë.
6.Vër në diskutim bindjet e tua
Ekzistojnë shumë përshtypje mbi burrat: frikë për t’u angazhuar, mungesë pjekurie, raport obsesiv me seksin etj., dhe e njëjta gjë ndodh me gratë të konsideruara si tepër kërkuese, të ndërlikuara dhe të obsesionuara me idenë për të ndryshuar partner. Rezultati: nga të dyja anët kultivohen bindje, ndonjëherë negative, që gjatë një takimi mund të krijojnë tensione të panevojshme. “Joshja e një gruaje kërkon që të rimendohesh për bindjet e tua”, pohon Roth. Shfaqu liberal dhe braktisi paragjykimet: për t’ia dalë mbanë, vëre veten në diskutim dhe pranoji risqet. Gjëja e parë që duhet të bësh është të përpilosh një listë të gjatë të mendimeve të tua pozitive mbi femrat.